Agjencia Zhurnal.mk.

Bislimovski: Na pret një vit i vështirë energjetik

Shkup, 3 nëntor – Të gjitha mekanizmat me të cilat disponon KRE do të shfrytëzohen për zbutjen e efekteve të krizës së çmimit të energjisë elektrike, ka deklaruar në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski. Sipas tij, kriza e çmimeve pritet të zgjasë deri në mars ose prill.

 

“Ajo që e them me më shumë përgjegjësi është se do të përdoren të gjithë mekanizmat që disponon KRE. Është fakt që po përballemi me një vit të vështirë me krizë, ku ka faktorë të jashtëm që ndikojnë në çmimin e energjisë elektrike dhe për mendimin tim, të gjithë ata palë të interesuara dhe operatorë të sistemeve dhe prodhues dhe furnizues e konsumatorë duhet ta mbajnë së bashku atë barrë” është shprehur Bislimovski.

Ndërsa Ministri i Ekonomisë Bekteshi tregon se kush do t’i shpëtojë rritjes deri në fund të vitit

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë, në “Magazina Ekonomike”, theksoi se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje për amvisërit dhe shfrytëzuesit e vogël të energjisë elektrike.

“Deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje për amvisërit dhe për shfrytëzuesit e vogël të energjisë elektrike, ku këtu zakonisht përfshihen kompanitë e vogla”, ka thënë ai.

Related posts

MPJ Maqedoni: Vijon lëshimi mobil i pasaportave të para në New Jersey

Redaksia

Osmani në Riga të Letonisë në takimin e Këshillit Veriatlantik të NATO-s

Z H

Rruga Tetovë–Prizren mbetet vetëm dëshirë! Boçvarski: Do shikohen përfitimet dhe më pas projekti

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More