Agjencia Zhurnal.mk.

Bislimoski: Apelojmë që të kthehet furnizimi normal me energji elektrike në mbarë vendin

Shkup, 12 dhjetor – Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) apelon deri te operatorët e rrjetit të energjisë elektrike që të ndërmarrin të gjitha masat për të rikthyer furnizimin normal me energji elektrike në mbarë vendin, deklaroi sot për MIA-n, kryetari i KRE-së, Marko Bislimoski.

 

Ai theksoi se furnizimi me energji elektrike tashmë është rikthyer në pjesë të caktuara, por apeloi për masa shtesë.

“Ne e dimë se tashmë po ndërmerren aktivitete serioze dhe se në kushte ku ka borë, në disa pjesë është rikthyer furnizimi me energji elektrike, por edhe një herë apelojmë që të kthehet furnizimi me energji elektrike në tërë vendin”, tha Bislimoski. 

Related posts

Zaev pret zgjidhje të kontestit nëse formohet qeveri në Bullgari

Z H

ESHS: Në tetë ditët e para janë regjistruar gjithsej 419.485 persona, 129.614 amvisëri dhe 173.439 banesa

N E

Covid në Maqedoni/ 4297 raste të reja për vetëm tre ditë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More