Agjencia Zhurnal.mk.

Bislimi vizitën në Francë e nisi me një mëngjes pune me përfaqësues diplomatikë, i informon për sulmin e 24 shtatorit

Vizita zyrtare në Francë e Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, filloi me një mëngjes pune me përfaqësues diplomatikë të disa prej shteteve anëtare në Francë, ku ishin prezent Ambasadori i Republikës së Çekisë, Michal Fleischmann, Zëvendës Shefi i Misionit të Polonisë dhe ai i Italisë, Wieslaw Tarka e Antonio Cascio dhe i Ngarkuari me Punë i Bullgarisë, Emil Kazakov.

Ai zhvilloi një bisedë të frytshme me përfaqësuesit diplomatikë të këtyre shteteve, të cilët fillimisht i falënderoi për mbështetjen e shteteve të tyre ndaj Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Bislimi i informoi ata për hapat tanë në zhvillim ekonomik e integrim evropian, si dhe mbi procesin e dialogut dhe situatën aktuale, përfshirë sulmin terrorist e aktin e agresionit të 24 shtatorit të sponsorizuar e mbështetur nga Serbia.

U theksua se Kosova po performon pozitivisht në indikatorë të ndryshëm përtej barrierave e pengesave me të cilat vendi ynë është përballur.

Zëvendëskryeministri Bislimi shtoi se në vazhdimësi po dëshmojmë vullnetin dhe angazhimin e Republikës së Kosovës në avancimin e agjendës evropiane.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Mehdi Halimi.

Related posts

Pjesëtarët e FSK-së morën pjesë në trajnimin për kërkim – shpëtim urban të mbajtur në Zvicër

Xh M

Në Prishtinë shpëtohet ariu i cili kishte rënë në kurth

D V

Alpinistët si superheronj për fëmijët – donacionet tuaja bëjnë dallimin

D V