Agjencia Zhurnal.mk.

Bislimi takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, konfirmohet mbështetja prej 83 milionë frangash

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Sipas tij, Zvicra ka konfirmuar mbështetje prej 83 milionë frangash për Kosovën.

“U riafirmua mbështetja e fuqishme ndaj Qeverisë në luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit, në sundim të ligjit, zhvillim të demokracisë dhe qeverisjen e mirë. Në takim tema diskutimi ishin dhe aplikimet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Teksa zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe mbi prioritetet e Qeverisë gjatë këtij viti, u ritheksua dhe përkrahja e vazhdueshme e shtetit të Zvicrës ndaj Kosovës në agjendën zhvillimore dhe përmes projekteve për vitet 2022-2025, ku investon në sektorët si demokracia, qeverisja e mirë dhe paqja, zhvillimi ekonomik, ndryshimet klimatike, sektori i ujërave e shëndetësia në shumën totale prej 83 milionë franga zvicerane”, thuhet tutje në njoftim.

Related posts

Editorial/Britania u tregua “penicilin” për Putinin në Ukrainë, a do të tregohet “penicilin” edhe për planet serbe në Veri?

I Z

BE: Policia Kosovës ka mandat për të hetuar sulmin në Banjskë – presim që Serbia të bashkëpunojë pa kushte

D V

Dy seanca këtë javë – Muja: Opozita tendencioze, s’ka arsye për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

D V