Agjencia Zhurnal.mk.

Bisedimet me Bullgarinë do të vazhdojnë sapo të formohet qeveria e re në Sofje

Shkup, 29 korrik – Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se bisedimet me Bullgarinë për gjetje të zgjidhjes për çështjet e hapura dhe tejkalimin e vetos për BE-në do të vazhdojnë menjëherë sapo të formohet qeveria në Sofje pas zgjedhjeve të parakohshme në vend të mbajtura paraprakisht këtë muaj.

 

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp pas Forumit ekonomik rajonal në suaza të iniciativës “Ballkan i Hapur” më parë i njohur sipas emrit joformal “Mini Shengen” Zaev tregoi se edhe Bullgaria është e mirëseardhur të përfshihet në këtë iniciativë edhe pse është anëtare e BE-së.

“Dëshiroj që Bullgaria me të vërtetë të formojë qeveri. Kjo është mirë edhe për Bullgarinë dhe popullin bullgar, gjithsesi edhe për rajonin. Është mirë edhe për Maqedoninë e Veriut. Sapo të formohet Qeveria ne thamë se vazhdojmë të bisedojmë derisa të gjejmë zgjidhje. Dhe sikur ne edhe qytetarët tanë, tani shkojnë me letërnjoftime nëpër kufijtë tanë, ku i këmbyem resurset për ballafaqim me katastrofat dhe do të munden edhe ata të përfshihen nëse duan. Sepse ky është Ballkani. Edhe pse janë vend anëtar i BE-së, pse jo. Ashtu që këtë e dërgoj si porosi se rajoni ynë është i vogël, duhet të bashkëpunojmë, të ndihmojmë, para se gjithash, për shkak të qytetarëve tanë, ndërsa gjithsesi edhe më tutje të integrohemi sepse, kjo gjithashtu, sjell përfitim për qytetarët tanë”, thotë Zaev i pyetur nëse pret pas zgjedhjeve në Bullgari të ndryshojnë punët.

Zaev megjithatë u pajtua me deklaratat e homologut shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq se mbesin të hapur për secilin që dëshiron t’i bashkangjitet kësaj iniciative.

“Besoj se të gjithë e kemi të qartë se në bashkësi, në bashkëpunim dhe miqësi është fuqia. Atë ua kemi borxh qytetarëve tanë dhe të gjithë e dimë se edhe Evropa perëndimore, veriore dhe qendrore do të na respektojë më shumë dhe do të bashkëpunojë me ne më shumë nëse jemi të bashkuar. Kjo është e qartë për të gjithë nuk duhet të jeni president apo kryeministër i shtetit. Mbesim të hapur. Secili mund të zgjedhë – kjo është mirë për qytetarët e tyre – futem në atë pjesë të iniciativës, kjo nuk është, nuk futem në atë pjesë. Ne hapëm një lepezë të tërë e cila do të sjellë të mira për popullin tonë nga të gjitha këto tre vende, në ekonomi dhe biznes”, tha Zaev.

Related posts

Mërgimtarët në hall për të ardhur në vendlindje! Masat anti-Covid kanë vënë në pikëpyetje udhëtimet e tyre

D V

Lajm i Fundit: Vazhdohet për 30 ditë paraburgimi për të arrestuarit në protestën e Tetovës (Foto)

D V

KShZ-Maqedoni: Votuesit nuk mund të identifikohen për shkak të shenjave të këqija të gishtave (drejtpëdrejt)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More