Agjencia Zhurnal.mk.

Bisedime midis zyrtarëve të lartë të mbrojtjes së Kinës dhe SHBA -së

Këshilltari i Shtetit dhe ministri kinez i Mbrojtjes Wei Fenghe ritheksoi qëndrimin e vendit të vet lidhur me çështjen e Tajvanit, gjatë takimit që pati me sekretarin e Mbrojtjes të ShBA-së Lloyd Austin të martën.

 

Në bisedimet e tyre 90-minutëshe në Siem Reap të Kamboxhias, ministri kinez i Mbrojtjes e quajti çështjen e Tajvanit “thelbin e interesave themelore të Kinës.
Këto janë bisedimet e dyta ballë për ballë të dy zyrtarëve të mbrojtjes këtë vit, pas atyre të mbajtura pesë muaj më parë në Singapor.

Sipas ministrit të Mbrojtjes të Kinës, bisedimet e drejtpërdrejta ndërmjet presidentit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij amerikan Joe Biden të bëra rreth një javë më parë në Bali të Indonezisë, kanë treguar drejtimin për zhvillimin e marrëdhënieve kino-amerikane. Duke bërë thirrje për një politikë “të arsyeshme dhe pragmatike” ndaj Kinës, Wei shprehu shpresën se ShBA-ja do ta mbajë premtimin e saj dhe do të zbatojë plotësisht konsensusin e arritur nga të dy krerët e shtetit.
Ushtria kineze i vlerëson marrëdhëniet e saj me ushtrinë amerikane, i tha Wei Austin-it .
Të dy zyrtarët e mbrojtjes ranë dakord të mbajnë të hapura linjat e komunikimit për ruajtjen e paqes e të qëndrueshmërisë rajonale.
Austin theksoi gjithashtu nevojën për dialog mbi “pakësimin e rreziqeve strategjike, përmirësimin e komunikimit gjatë krizave dhe forcimin e sigurisë operacionale”, sipas deklaratës së publikuar nga Departamenti i Mbrojtjes i ShBA-së.
Të dy zyrtarët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi krizën e Ukrainës, çështjen e detit të Kinës Jugore dhe gjendjen në Gadishullin Korean

Related posts

Gjuha shqipe futet si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit

D V

Irani vendosi sisteme për mbrojtje nga sulmet biologjike, radiologjike dhe kimike

Xh M

“CGTN America” nis aksionin mediatik “Së bashku për një të ardhme të përbashkët”

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More