Agjencia Zhurnal.mk.

Bill Gejts vlerëson se pandemia do të përfudnojë gjatë vitit 2022

Themeluesi i Majkrosoftit, Bill Gejts, llojin e ri të koronavirusit omikron e quajti “shqetësues”, por shtoi se faza “akute” do të përfundojë në vitin 2022.

 

“Mbase është marrëzi sërish të parashihen gjërat, por mendoj se faza akute e pandemisë do të përfundojë në një moment të caktuar në vitin 2022. Shpresoj se në të ardhmen për virusin do mendoni vetëm një herë në vit edhe atë në vjeshtë derisa të merrni vaksinë të përbashkët kundër gripit dhe koronavirusit”, shkroi Gejts në blogun e tij, transmeton “Rasha tudej”.

Kompanitë farmaceutike edhe në histori kanë pasur probleme të mëdha me shitjen e vaksinave të veta kundër gripit, për shkak të shkallës së tyre të ulët të efikasitetit si edhe për shkak faktit që shkencëtarët është dashur ta parashohin se cili lloj i virusit do të jetë virulent në vitin e dhënë.

Gejts, megjithatë është optimist për terapinë dhe thekson se gjiganti farmaceutik Merk para ca ditësh mori miratim nga FDA për ilaçin e tij kundër virusit molnupiravir, dedikuar personave me rrezik të lartë nga gjendja e rëndë koronare.

“Kjo pilulë dukshëm i zvogëlon shanset për hospitalizim ose vdekje nga Kovid-19”, shkroi ai në blog.

Ai e pranoi se edhe krahas aplikimit të vaksinave kundër koronavirusit sivjet nga Kovid-19 kanë vdekur më shumë njerëz sesa vitin e kaluar dhe shtoi se përmirësimi sivjet nuk është dramatik siç ka shpresuar.

Ai u përqendrua edhe në paraqiten e omikronit duke e vlerësuar si “shqetësues” por theksoi se “bota tani është më e përgatitur që të luftojë kundër varianteve potencialisht të rrezikshme sesa paraprakisht”.

Pasuria e Gejtsit gjatë pandemisë u rrit në 137 miliardë dollarë dhe për momentin është njeriu i katërt më i pasur në botë.

Related posts

Paris: Nisin hetime për sulmin ndaj Ambasadës së Kubës

D V

Vdes 13 vjeçari kroat pas konsumimit të tepërt të pijeve energjike

Redaksia

Nga sot, mohimi i gjenocidit në Bosnje ndalohet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More