Agjencia Zhurnal.mk.

Bilanci i viktimave dhe infektimeve gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë: 166 testime, 18 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 90 të shëruar në 24 orët e fundit

19 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 166 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto bashki:

9 në Tiranë, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Mallakastër, Vlorë, nga 1 qytetarë në Pukë, Delvinë.

Related posts

Arrestimi i tre ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Vangjeli: Këta kanë bërë një gafë të madhe, kanë menduar se

Xh M

Ish-kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa paraqitet në SPAK

Xh M

15 vjet në NATO – Meritë e Berishës, apo e konjukturave dhe lobimit të SHBA?

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy