Agjencia Zhurnal.mk.

Bilall Kasami: Që nesër filloj me punë, për katër vite Tetova do të jetë vend më i mirë për të jetuar

Tetovë, 31 tetor –  Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetar i ri i Tetovës, Bilall Kasami, sonte nga sheshi i Tetovës porositi se për mbështetjen e madhe të cilën e ka marrë nga të gjitha bashkësitë etnike do ta shpërblejë me shumë punë për çka pret qyteti të jetë vend më i mirë për jetën pas katër vite.

 

Aktivistët partiakë pas numërimit fillestar të votave organizuan festë për zgjedhjen e Kasamit si kryetar komune.

“Nuk dëshiroj të flas shumë pasi na pret shumë punë, dëshiroj t’i përshëndes të gjithë qytetarët e Tetovës të cilët më mbështetën të gjithë aktivistët pa dallim të përkatësisë etnike, partiake ose fetare për mbështetjen e tyre. Kjo mbështetje është e madhe dhe prandaj unë ua kam borxh punën 24-orëshe me çka presim për katër vite Tetova të jetë vend më i mirë për të jetuar. Të gjitha këto projekte të cilat janë pjesë e programit u garantoj se do të realizohen dhe shpresojmë se pas katër vitesh Tetova do të jetë vend më dinjitoz për të jetuar. Edhe njëherë u shpreh falënderim të madh të gjithë qytetarëve të të gjitha partive politike, të të gjitha grupeve etnike dhe religjioze që më mbështetën dhe me këtë më dhanë një obligim të madh për të punuar së bashku me të gjithë për Tetovën”, tha Bilall Kasami.

Ai tha se do t’i realizojë projektet që i ka premtuar, ndërsa në mesin e punëve të para të cilat do të tentojë t’i tejkalojë janë problemet si kaosi urban, uji dhe mbeturinat.

Related posts

Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së: Më 12 dhjetor partia zgjedh kryetarin e ri

D V

Në 300 metra para vendngjarjes ka patur derdhje të derivatit dhe tym

Z H

Levizja Besa do garoj me Rexhepin për ta fituar Çairin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More