Agjencia Zhurnal.mk.

Biftek viçi në tigan me erëza pikante dhe të freskëta

PËRBËRËSIT: ▪︎biftek viçi ▪︎gjalpë ▪︎1 qepë e thatë (mesatare) ▪︎ majdanoz ▪︎2 thelbinj hudhër ▪︎trumzë e thatë ▪︎piper i shtypur ▪︎fara speci djegës ▪︎lëngu i gjysmë limoni ▪︎kripë ▪︎vaj ulliri.

 

PËRGATITJA: Mishi duhet patjetër të jetë biftek se ndryshe del i fortë, e marinojmë me piper, kripë dhe vaj ulliri dhe e lëmë 1 orë tek fresku.
Ndërkohë me një thikë të mprehtë presim imët majdanozin, qepën dhe hudhrën, i përziejmë duke ju shtuar piper, fara speci, lëng limoni, kripë dhe vaj ulliri. Ngrohim tiganin në maksimum, shtojmë gjalpin dhe mishin duke e kthyer nga 3 min nga çdo anë, kjo varet sa të pjekur e pëlqeni, sapo mishi është bërë i shtojmë salcën që përgatitëm dhe e lëmë pak fare të marë aromat. E presim në pjesë të vogla dhe e servirim të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Related posts

Një metodë e thjeshtë për të ngrohur patatet e skuqura dhe për t’i bërë ato përsëri të freskëta

D V

Pite me reçel dredhëzash: Ëmbëlsirë e përsosur që askush nuk mund t’i rezistojë!

D V

Gjellë me patate dhe karota

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More