Agjencia Zhurnal.mk.

Biden tregon se pse demokratët humbën garën për guvernator në Virginia

Joe Biden është kthyer në SHBA pasi mori pjesë në samitin e G20 në Romë si dhe të klimës në Glasgow.

 

Presidenti amerikan ka folur se pse demokratët kanë humbur në garën për guvernatorin e Virginias, ku republikani Glenn Youngkin fitoi ndaj Terry McAuliffe.

“Asnjë guvernator në Virginia nuk ka fituar kurrë kur ai ose ajo është i të njëjtës parti me presidentin aktual amerikan”, tha Biden gjatë fjalimeve në Shtëpinë e Bardhë, raporton cnn.

Biden gjithashtu e cilësoi humbjen në kuadër të një “game më të tërë gjërash”, duke përfshirë pandeminë e vazhdueshme të coronavirusit.

“Njerëzit janë të mërzitur dhe të pasigurt për shumë gjëra, nga Covid në shkollë, në punë dhe një sërë gjërash”, tha presidenti amerikan duke shtuar edhe rritja e çmimit të karburanteve.

I pyetur nëse ai merr përgjegjësinë për humbjen e McAuliffe ose nëse mendon se demokrati do të kishte fituar nëse axhenda e tij, Build Back Better kalon para ditës së zgjedhjeve, Biden tha se “Epo, unë mendoj se duhet të kishim kaluar përpara ditës së zgjedhjeve. Por nuk jam i sigurt se do të isha në gjendje të ndryshoja numrin e njerëzve shumë konservatorë që dolën në zonat e kuqe, të cilët ishin votuesit e Trumpit. Por ndoshta, ndoshta”.

Biden për muaj të tërë është në presion pasi partia e tij nuk ka arritur të kalojë axhendën  gjithëpërfshirëse të brendshme, të përbërë nga një plan infrastrukturor dypartiak prej 1.2 trilion dollarësh dhe një projekt-ligj për zgjerimin e rrjetit të sigurisë sociale prej 1.75 trilion dollarësh. 

Related posts

HRW akuzon talibanët për vrasje të ish-forcave të sigurisë

D V

Çekia bën thirrje për zgjerimin e zonës Shengen

N E

Samiti për klimën rrezikon të përfundojë pa marrëveshje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More