Agjencia Zhurnal.mk.

Biden takon zyrtarë të lartë të BE për rifillimin e marrëdhënieve transatlantike

Presidenti i SHBA, Joe Biden do të takojë zyrtarë të lartë të BE ndërsa ata përpiqen të vendosin qëllime të përbashkëta për sfidat globale si pandemia dhe ajo që ata e shohin si qëndrim më këmbëngulës ndaj Kinës.

 

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Shefi i Këshillit Europian Charles Michel do të mirëpresin Biden në Bruksel, me një orar të ngjeshur për bisedimet e tyre.

Pjesa më e madhe e takimit pritet të tregojë një rivendosje të marrëdhënieve transatlantike pas viteve të vështira nën administratën e Donald Trump.

Deri më tani, çështjet e tregtisë kanë qenë shkaku i fërkimeve të mëdha midis dy partnerëve.

Por, sipas një zyrtari të BE, dita e sotme mund të jetë një pikë kthese.

“Është mjaft e mundshme që të dy palët të nënshkruajnë një marrëveshje shumëvjeçare për të eliminuar të gjitha tarifat në lidhje me mosmarrëveshjen e tyre të aviacionit, theksoi zyrtari. /ATSH

Related posts

Haiti regjistron gati 1,300 viktima nga tërmeti

Redaksia

Rusia pretendon se ka shfrytëzuar raketat hipersonike, por nuk jep prova

D V

Partneriteti midis firmave kineze dhe evropiane më i afërt gjatë COVID-19

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More