Presidenti amerikan Xho Bajden sot mbërriti në Kamboxhia, ku merr pjesë në samitin e Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN).
Bajdeni erdhi në Pnom Pen nga Sharm El Sheiku, ku dje foli në konferencën ndërkombëtare klimatike nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara.
Ai do të qëndrojë më pak se 48 orë në kryeqytetin e Kamboxhias, ku do të zhvillojë bisedime me kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe presidentin e Koresë së Jugut Jun Suk-Jol, përpara se të udhëtojë në ishullin indonezian të Balit për samitin e G20 të martën dhe të mërkurën.
“Në Pnom Pen, presidenti i SHBA-së do t’i kërkojë homologut të tij kinez Xi Xhinping të frenojë ‘tendencat më të këqija’ të Koresë së Veriut dhe të paralajmërojë se zhvillimi i armëve nga ana e Phenianit do të shkaktojë prani të shtuar ushtarake amerikane në Azi”, deklaroi këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Xhek Salivan.