Agjencia Zhurnal.mk.

Biden kërkon nga aleatët e G7-ës që të kundërveprojnë ndaj ndikimit të Kinës

Presidenti amerikan, Joe Biden, në ditën e dytë të Samitit të G7-ës u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të kundërveprojnë ndaj ndikimit të Kinës.

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj akuzojnë Kinën për punë të detyrueshme dhe për abuzimet e tjera të të drejtave të njeriut në provincën e Xinjiang-ut.

Liderët e G7-ës po ashtu do të angazhohen për një plan të ri në ndalimin e pandemive të ardhshme.

Masat përfshijnë edhe shkurtimin e kohës së nevojshme për zhvillimin e vaksinave dhe trajtimeve për Covid-19 nën 100 ditë.

Është kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili po e mban një mbledhi treditore në një resort bregdetar në Gjirin Carbis në Cornëall.

Related posts

Guvernatori i Teksasit zotohet se do ta ndërtojë murin me Meksikën

Redaksia

Ukraina mohon se ka përparim të rëndësishëm në bisedimet me Rusinë

D V

Ukrainasi u kap derisa po tentonte të kalonte kufirin duke u fshehur në një kuti të rrobave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More