Agjencia Zhurnal.mk.

Biden flet pas takimit me Putinin: Unë bëra atë që erdha të bëj

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, gjatë një konference për gazetarë, pas përfundimit të bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin, më herët sot në Gjenevë të Zvicrës ka folur rreth asaj që kanë diskutuar me homologun e tij rus.

“Unë i thashë Putinit se agjenda jonë nuk është kundër Rusisë ose dikujt tjetër. Është për popullin amerikan”, ka thënë në fillim Biden para gazetarëve, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, presidenti amerikan vuri në dukje se ai theksoi rëndësinë e të drejtave të njeriut në takimet e tij me Putin.

Ai gjithashtu ngriti çështjen e lirimit të mundshëm të Paul Whelan dhe Trevor Reed, dy ish marinsa amerikanë të cilët janë aktualisht të burgosur në Rusi.

“Të drejtat e njeriut do të jenë gjithmonë në tryezën e bisedimeve, i thashë”, tha Biden.

Pas takimit me Putinin, presidenti Biden tha se të dy udhëheqësit “ndajnë një përgjegjësi unike për të menaxhuar marrëdhëniet midis dy vendeve të fuqishme dhe krenare, një marrëdhënie që duhet të jetë e qëndrueshme dhe e parashikueshme”.

“Aty ku kemi dallime, unë dua që presidenti Putin të kuptojë pse them atë që them, dhe pse bëj atë që bëj, dhe si do t’i përgjigjemi veprimeve të ndryshme që dëmtojnë interesat e Amerikës”.

Në mënyrë të veçantë, Biden tha se ai ngriti shqetësime specifike për të drejtat e njeriut që ka administrata e tij, duke përfshirë trajtimin e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu për punën së bashku në marrëdhëniet me Iranin dhe ata adresuan tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.

Për çështjen e Ukrainës, Biden tha se ai shprehu “angazhimin e palëkundur të administratës së tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Biden e përshkroi tonin e samitit si “pozitiv”. Ai shtoi, “Unë bëra atë që erdha për të bërë”.

Veç këtyre, presidenti amerikan tha se agjenda e tij përfshin luftimin e Covid-19, rindërtimin e ekonomisë amerikane, rivendosjen e marrëdhënieve nëpër botë me aleatët dhe mbrojtjen e amerikanëve.

Related posts

SHBA po heton përfshirjen e Beogradit në sulmin terrorist! The Guardian: Serbia mund të ndëshkohet

Xh M

Gati 1.000 persona vdesin nga ethet tropikale në Bangladesh

Xh M

Dramë në Bratislavë, burri shtiu me armë nga dritarja e ndërtesës – raportohet për të vrarë dhe plagosur

Xh M
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!