Agjencia Zhurnal.mk.

Betohet Avokati i ri i Shtetit

Shkup, 25 prill – Në fillim të seancës së sotme të qeverisë, Avokati Shtetëror i sapoemëruar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agron Reçi, është betuar para kryeministrit dhe ministrave në Qeveri se do të punojë me ndërgjegje, ndershmëri dhe përgjegjësi, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Avokati i ri i emëruar Shtetëror, Agron Reçi, ishte Avokat i deritashëm Shtetëror në Njësinë rajonale në Ohër, ku ka ushtruar funksionin nga Nëntori 2020.

Me profesion është jurist i diplomuar, siç përmendet në biografinë e tij, me përvojë shumëvjeçare në sektorin për çështje juridike, kadrovike dhe të përgjithshme.

Related posts

Manoleva: Rritet interesimi për vaksina kundër kollës së mirë

D V

Mijallkov lirohet nga akuzat në rastin “Thesari”, në gjykimin e parë u dënua me tetë vite burg

D V

Spasovski dhe Kovaçevski do të marrin apanazh prej 2.500 eurove në muaj gjatë gjithë vitit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy