Agjencia Zhurnal.mk.

Betohen 12 kadetë të rinj të FSK-së – Mehaj u kërkon që të mësojnë historinë

Dymbëdhjetë kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë betuar para kapitenit të Qendrës për Studime Universitare për të filluar studimet katërvjeçare në ketë qendër, raporton Ekonomia Online.

 

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar nga kadetët e rinj që të mësojnë historinë e popullit tonë.

Mehaj në ceremoninë e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së, tha se heronjtë duhet kujtuar gjithmonë, pasi pa të kaluarën e lavdishme s’ka të ardhme të ndritur.

“Ju kadetë për katër vjetët e ardhshme do të edukoheni, arsimoheni dhe do të stërviteni që të arrini vlerat e detyrës, nderit dhe atdheut. Për katër vjetët e ardhshme do të përgatiteni me karrierë profesionale në shërbimin e atdheut si oficerë të Ushtrisë së Republikës së Kosovës”.

“Kërkojë nga ju që çdo ditë të mësoni për historinë e popullit tonë, histori që përmban jo vetëm luftën tonë për liri, drejtësi dhe barazi. Heronjtë tanë janë ata të cilët na kanë përcjellur në çdo hap dhe në çdo hap përpara do i marrim me veti pasi pa ta nuk do të kishim të kaluarën e lavdishme, por as të ardhmen e ndritur”.

“Që nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu e deri tek komandanti legjendar, Adem Jashari, populli ynë asnjëherë nuk e pranoi nënshkrimin por çdo herë qëndroi ballë lartë ndaj luftës kundër pushtuesve” tha Mehaj.

Tutje, Mehaj theksoi se pret që kadetët për katër vjetët e ardhshme të arrijnë zhvillimin e duhur ushtarak për të shërbyer në operacione ndërkombëtare në shërbim të paqes.

“Për liri jetojmë, për liri vdesim dhe pa liri nuk ekzistojmë. Liria është kryefjala e kombit tonë. Të dashur kadetë nga ju pres që për katër vjetët e ardhshme që ta arrini zhvillimin e duhur ushtarak, atë fizik dhe moral. Të bëheni udhëheqës të fortë dhe të jeni të gatshëm t’i bashkoheni stërvitjeve dhe operacioneve ndërkombëtare në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal por edhe më gjerë”, tha Mehaj.

Related posts

Rritja e rasteve me Covid në disa vende të Europës

Xh M

Alarm për bomba edhe në disa shkolla të Gjilanit

Z.H

Opozita në Kosovë sulmon fort Kurtin për masat anti-Covid: Skandaloze hyrja në vend me 3 doza vaksine

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More