Agjencia Zhurnal.mk.

Besnik Bislimi kundërshton akuzat për mostransparencë lidhur me dialogun

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka deklaruar se në takimin e javës së kaluar në Bruksel nuk janë hapur tema të reja, por është diskutuar vetëm për implementimin e marrëveshjeve të arritura më herët.

 

Bislimi i ka kundërshtuar akuzat për mostransparencë, derisa tha se sot në Komisionin për Integrimeve Evropiane ka ardhur direkt nga Klinika ku kishte qenë për të marrë infuzione.Ai tha se në takimin e parë që ishte mbajtur në Bruksel, i kishin njoftuar se çka është diskutuar edhe të gjithë liderët e partive politike opozitare, e një gjë të tillë tha se do ta bëjnë edhe pas kthimin nga takimi që do të mbahet e 19 korrik.

“Në Bruksel në takimin e javës së kaluar nuk kemi dialoguar asgjë, kemi raportuar për implementimet e deritanishme në marrëveshje dhe brengat e secilës palë. Ne kemi thënë në 11 prej marrëveshjeve Serbia nuk i ka zbatuar obligimet e saj, BE-ja ka thënë pajtohemi me ju nuk i ka zbatuar, përveç te marrëveshja për tabelat e veturave ku BE ka thënë që Kosova nuk i ka përmbushur komplet obligimet e saj, për arsye se ka qenë një periudhë e cila është dashur të përfundojë me 15 shtator 2021 për vlefshmërinë e tabelave KS, ndërkaq me vendim të qeverisë në shtatorin e vitit të kaluar është ndërpre shtypja e tabelave KS. Ne vetëm kemi raportuar për implementimin e deritanishëm, nuk kemi hapur tema të reja, kështu që edhe nuk ka pasur substancë për të raportuar dhe kryetarëve, liderëve politik në Kosovë. Pas takimit të datës 19 ne prapë do të informojmë liderët politik se çka ka ndodhur, çfarë tema janë hapur dhe pse janë hapur”, thotë ai.

Ai tha se sot do të takohet edhe me Andin Hotin, Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, për ta njoftuar atë se çka është diskutuar për temën e të pagjeturve në Bruksel.

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, tha se deri më tani transparenca për çështjen e dialogut është zero, përderisa ka kërkuar të dijë se çfarë strategjie ka qeveria për takimin e 19 korrikut.

“Me 19 korrik mbahet takimi i kryeministrit në Bruksel, atëherë dua ta di çfarë platforme, çfarë strategjie keni për atë takim. Me sa e dini transparenca për çështjen e dialogut është zero, ndoshta kish qenë më mirë me ardhë me raportu në Kuvend jo vetëm në komision”, tha ajo.

Asaj i është përgjigjur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili tha se ai nuk ka pasur ftesë për të raportuar në asnjë prej komisioneve për takimin që ka zhvilluar në Bruksel.“Nuk është në rregull me thënë që ka pasur ero transparencë, unë prej ditës së enjte jam me infuzione, këtu kam ardhur direkt nga Klinika, nuk mendoj që është në rregull me thënë që nuk po i përmbushni obligimet”, tha ai.

Nga kryetarja e Komisionit Rrezarta Krasniqi, Bislimi është pyetur edhe për deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, se “Kosova nuk i ka plotësuar kushtet për pranimin në BE dhe si pasojë nuk ka arsye për t’u fajësuar BE-ja”, të cilën e quajti të pamatur.

Bislimi tha nuk e di se për cilat deklarata po iu referohet ajo, por që tha se për asnjë deklaratë të ministres Gërvalla nuk e përdor klasifikimin të pamatura.

“Sa i përket deklaratave, unë fillimisht nuk po e di se cilave deklarata po iu referoheni ju dhe cili është argumenti pastaj që të njëjtat me i klasifiku si të pamatura, prandaj e kam të pamundur edhe me ju përgjigj. Unë për veti për asnjë deklaratë të znj.Gërvalla nuk e përdori klasifikimin të pamatura”, tha ai.

Related posts

Anzhe Logar para PE-së: Rruga e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së nuk do të jetë autostradë, por rrugë e vogël me shumë kthesa

D V

Jashari: Të turpëruar duhet të ndihen ata që morën peng votën e qytetarëve, ne jemi fitues të vërtetë të zgjedhjeve

D V

Ipeshkvi Dodë Gjergji: Festojmë bashkë se është fe e vëllezërve tanë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More