Agjencia Zhurnal.mk.

Besimi: Zbatojmë konsolidim gradual – deficiti buxhetor në vitin 2023 më i ulët për 0,7 pikë procentuale

Shkup, 21 nëntor – Konsolidimi gradual fiskal, strategji, strategjia e mirë dhe plani i qëndrueshëm për përshpejtim të zhvillimit, investime në kapitalin njerëzor dhe fizik, digjitalizimi dhe qëndrueshmëria, janë pesë hapat kyç për përshpejtim të rritjes ekonomike, pas rikuperimit të ekonomisë nga kriza globale rrjedhëse, cekë në shkrimin e tij më të ri kushtuar buxhetit dhe strategjive ekonomike ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Që të flasim për përshpejtim të rritjes ekonomike dhe shfrytëzim të financave publike për stimulim të rritjes, para së gjithash duhet të ekzistojë hapësirë fiskale. Por, nga ana tjetër, shtrëngimi i fuqishëm fiskal, posaçërisht në kohën kur rritja ekonomike ngadalësohet, mund të shkaktojë kontraksion të ekonomisë dhe pasoja negative, thekson ministri Besimi.

“Pas tejkalimit të goditjes së parë dhe më të fuqishme nga pandemia, filluam me ulje graduale të deficitit buxhetor, Me Propozim-buxhetin e ri për vitin 2023, deficiti buxhetor ulet për 0,7 pikë procentuale në raport me projeksionin për vitin 2022. Qëllimi ynë është në afat të mesëm ai gradualisht të reduktohet nën 3 për qind, përkatësisht nën Kriterin e Mastrihtit”, theksoi Besimi.

Në kuadër të qasjes strategjike dhe planore për përshpejtim të rritjes ekonomike, Besimi e cekë Planin për rikuperim dhe përshpejtim të rritjes, ku sipas shembullit të Planit të Junkerit, planifikohet mobilizim i kapitalit privat, krahas atij publik për investime.

“Me mjetet do të mbështeten projekte në sektorin publik dhe privat të cilat do të thonë përmirësim i konkurrencës së ekonomisë dhe përmirësim i cilësisë së jetës, mjedisit jetësor, digjitalizimit, inovacioneve, kapitalit njerëzor dhe inkluzivitetit shoqëror”, shkruan ministri.

Më tutje, ai në shkrim i cekë investimet, publike dhe private, si motor të rritjes dhe zhvillimit ekonomik.

“Investimi, si në kapitalin njerëzor, ashtu edhe në atë fizik, është ajo pjesa multiplikative e ekuacionit për bruto prodhimin vendor. Që andej, fokusi e vendosim në investime, përfshirë edhe me Projekt-buxhetin e ri. Investimet në kapitalin njerëzor janë ndarë si një prej pesë prioriteteve kyçe të Qeverisë. Do të theksoj se me ndihmën teknike nga Banka botërore, punojmë në Strategjinë për zhvillim të kapitalit njerëzor, me çka vendi veçohet si i pari në rajon i cili do të marrë dokument të tillë strategjik. Lidhur me investimet në zhvillim të infrastrukturës, angazhimet tona janë me secilin buxhet ato të jenë më të larta. Struktura e buxhetit ndërron në interes të komponentit zhvillimor”, thekson Besimi.

Si mënyrë për stimulim shtesë të rritjes ekonomike, ministri e thekson digjitalizimin. Ai, është cekur në shkrim, është katalizator i rritjes së produktivitetit të punës dhe kapitalit, si dhe mënyrë që të fitohen prodhime dhe merita me çmim më të ulët.

Si i fundit nga hapat për arritje të rritjes dhe zhvillimit afatgjatë ekonomik, besimi e veçoi qëndrueshmërinë, përkatësisht energjinë e qëndrueshme, bujqësinë e qëndrueshme, financat e qëndrueshme etj. Ministri thekson se qëndrueshmëria është ndërthurje e politikave të mençura dhe të adaptueshme të cilat japin rezultat në periudhë më të gjatë. Prandaj në kuadër të agjendës investuese, Qeveria e merr edhe këtë aspekt, përderisa tek financat krahas konsolidimit fiskal janë edhe politikat zhvillimore buxhetore dhe decentralizimi fiskal.

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy