Agjencia Zhurnal.mk.

Besimi: Propozim-buxheti për vitin 2022 është zhvilluar me rritje të shpenzimeve kapitale

Shkup, 2 nëntor – Propozim-buxheti për vitin 2022 është zhvilluar me shpenzime të rritura kapitale për 27 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Janë zvogëluar shpenzimet joproduktive, ndërsa është planifikuar pagesë e rregullt e pagave, pensioneve dhe transfereve sociale. Paga të rritura do të ketë në shëndetësi, arsim, kulturë, gjyqësi, Prokurorinë publike…

 

Ministri i Financave Fatmir Besimi pret që Propozim-buxheti të sillet në kohë edhe krahas krizës politike në vend.

“Propozim-buxheti është miratuar në kohë në Qeveri dhe është dërguar në Kuvend dhe nuk shoh arsye pse të mos miratohet në kohë. Ka paralajmërime edhe nga partia më e madhe opozitare se do të shqyrtohet”, tha Besimi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Shpenzimet e tërësishme janë planifikuar në nivel prej 272,4 miliard denarë (3,885 miliard euro) ose 32 për qind të BPV-së, ndërsa të ardhurat në 238,9 miliard denarë (4,4 miliard euro) ose 30,9 për qind e BPV-së. Deficiti është planifikuar në nivel prej 33,5 miliard denarë (545 milion euro) ose 4,3 për qind e BPV-së. Të ardhurat e përgjithshme janë për 7,4 për qind më të larta nga viti 2021, ndërsa në anën e shpenzimeve ka rritje vetëm për 1,4 për qind në krahasim me shpenzimet në vitin 2021, por janë më të ulëta si përqindje e BPV-së krahasuar me vitin 2021. Ka një ulje të shpenzimeve joproduktive. Ashtu, tek mallrat dhe shërbimet ka zvogëlim për gjashtë për qind.

“Deficiti do të shfrytëzohet vetëm për mbështetje të pjesës më të rëndësishme nga investimet kapitale të cilat arrijnë 37,8 miliard denarë. Kemi nivel më të lartë të shpenzimeve kapitale në krahasim me deficitin buxhetor dhe de fakto do të thotë buxhet zhvillimor për vitin 2022”, theksoi Besimi.

Deficiti dhe pagesa e borxhit në vlerë prej 11,6 miliard denarë (prej të cilave për borxhin e jashtëm në vlerë prej 6,1 miliard denarë dhe për borxhin vendor në vlerë prej 5,5 miliard denarë) do të financohen përmes kombinimit të detyrimeve vendore dhe të huaja me ç’rast, siç sqaroi Besimi, do të mbahet llogari për optimizmin e shpenzimeve për huamarrje. Midis burimeve për financim të deficitit, për herë të parë do të vendosen instrumente të reja siç janë ato zhvillimore, të gjelbra, obligacionet e projektit dhe obligacionet e indeksuara me inflacion të cilat janë pjesë e Planit për rritje ekonomike të përshpejtuar.

Te shpenzimet kapitale, të cilat janë projektuar në nivel prej 37,8 miliard denarë, ka rritje prej 27 për qind në krahasim me vitin 2021, ndërsa pjesëmarrja e tyre në shpenzimet e përgjithshme është 14 për qind që paraqet pjesëmarrje më të madhe deri tani.

Shkalla e inflacionit është projektuar në 2,4 për qind dhe pritet në gjysmën e dytë të vitit tashmë të zvogëlohet presioni i shkaktuar nga kriza energjetike.

Bruto investimet janë projektuar të rriten për 8,5 për qind në bazë reale, ndërsa konsumi për 3,1 për qind. Pritjet janë se do të vazhdojë edhe trendi i rritjes së aktivitetit eksportues të kompanive vendore e cila vitin e ardhshëm mund të shënojë rritje prej 8,3 për qind, ndërsa lëvizje pozitive priten edhe në tregun e punës ku numri i të punësuarve shënon rritje prej 3,1 për qind që mund të ndikojë ndaj shkallës së papunësisë.

Janë planifikuar edhe mjete për pagesë të subvencioneve për bujqit, për mbështetje të sektorit privat, për zbatim të masave aktive për punësim, ndërsa do të rriten edhe mjetet që do t’i marrin komunat sipas reformës për përparim të decentralizimit fiskal. Për mbrojtje shëndetësore janë planifikuar mjete në vlerë prej 36 miliard denarë të cilat në pjesën më të madhe janë destinuar për financim të shërbimeve shëndetësore, masave për mbrojtje nga pandemia kovid-19 dhe arritshmëria e barnave për popullatën. Megjithatë nuk janë përjashtuar edhe punonjësit shëndetësor të cilët do të marrin rritje të pagave për të cilët janë parashikuar 700 milion denarë.

Buxheti ka katër qëllime bazë – vazhdim i kujdesit për mbrojtje të shëndetit, rimëkëmbja ekonomike, rritja e investimeve dhe financimi pa ndërprerë i funksioneve themelore të shtetit.

Buxheti është krijuar në bazë të pritjeve për lëvizje ekonomike në nivel global, ndërsa veçanërisht të Gjermanisë si partneri ynë më i madh ekonomik. Në nivel global pritet vitin e ardhshëm të kthehen ritmet e rritjes nga niveli i parakrizës. Rritja e ekonomisë globale në vitin 2021 pritet të arrijë 5,9 për qind, ndërsa në vitin 2022 të arrijë 4,9 për qind, sipas projeksioneve të tetorit të FMN-së. Për BE-në, është projektuar shkallë e rritjes prej 5,1 për qind për vitin 2021 dhe 4,4 për qind për vitin 2022, ndërsa për Gjermaninë si partneri ynë tregtar më i rëndësishëm parashikohet rritje prej 3,1 për qind në vitin 2021 dhe 4,6 për qind në vitin 2022.

Related posts

Drita Islami risi e freskët ne garën për këshill të qytetit të Shupit

D V

Prokuroria: As nuk mund të ndikojmë as nuk kemi ndikuar në vendimin për lëndën “TNT”

Z H

MASH: Libri i parë digjital i matematikës është gjithëpërfshirës, e forcon frymën garuese dhe punën në grupe

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More