Agjencia Zhurnal.mk.

Besimi: Mjetet e FMN-së vlejnë besim në politikat e Qeverisë

Shkup, 24 gusht – Mjetet që FMN-ja ia ndan vendit si mbështetje buxhetore do të thotë se ato kanë besim në politikat e Qeverisë dhe në kornizën fiskale, vlerëson ministri i Financave Fatmir Besimi.

 

Ai në deklaratë për televizionin “Sitel”, thotë se mjetet që FMN-ja ia ndau vendit tashmë janë planifikuar për zbatimin e masave për ballafaqim me pandeminë dhe për mbështetje të ekonomisë me qëllim të zbutjes së efekteve nga pandemia.

“FMN-ja ia ndau RMV-së 134,47 milion të drejta speciale të tërheqjes ose rreth 162 milion euro për mbështetje buxhetore. Mjetet tashmë janë planifikuar në Buxhet për vitin 2021 për zbatimin e masave të zbutjes me pandeminë dhe për mbështetje të ekonomisë përmes Bnakës Zhvillimore me qëllim të zbutjes së efektive të pandemisë dhe mbështetje të ekonomisë vendore për rimëkëmbjen e saj më të shpejtë”, theksoi Besimi.

Potencon se me FMN është negociuar kohë më të gjatë prejse ky institucion financiar ndërkombëtar e ka paralajmëruar pakon e re për mbështetje në nivel botëror.

Mjetet tashmë janë parashikuar me ribalancin e Buxhetit ku, siç thotë ministri, “ka rritje në pjesën e subvencioneve për mbështetje të ekonomisë, për kategoritë sociale të qytetarëve të rrezikuar, por edhe për rritje të shpenzimeve kapitale në Buxhet që në përgjithësi do të thotë mbështetje edhe në pjesën që shkon për shëndetësinë dhe për vaksinat dhe masat për ekonominë”.

Sipas procedurës, Ministria e Financave do të përgatisë ligj i cili do të dorëzohet te Qeveria dhe Kuvendi. Besimi pret ligji të votohet sepse mjetet tashmë janë parashikuar me ribalancin e Buxhetit.

Related posts

Maqedonia e Veriut me rënien më të madhe të investimeve të huaja në rajon

Z H

Dr.Fisnik Ferati zgjidhet shef i shtabit komunal të ASH-AAA në Tetovë

Redaksia

Shoqëritë e sigurimeve paguan 1.9 milionë euro dëme nga breshëri dhe ngrica

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More