Agjencia Zhurnal.mk.

Besimi – Kutirov: Sukseset në punë nuk janë të rastësishme, por janë rezultat i punës ekipore

Shkup, 28 dhjetor – Ministri i Financave Fatmir Besimi  dhe drejtoresha e Drejtorisë së Doganave Sllavica Kutirov në takimin e sotëm kanë biseduar për aktivitetet lidhur me projektin për vendosjen e sistemit “Track&Trace”  për  monitorimin e prodhimeve të akcizës, për përballjen me ekonominë gri, por edhe për realizimin e projekteve të cilat janë pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”.

Siç informojnë nga Drejtoria e Doganave, në takimin Kutirovi e informoi ministrin Besimin për projektet e realizuara dhe në vazhdim që dalin nga programi i Qeverisë, duke theksuar aktivitetet e ndërmarra nga Drejtoria e Doganave për përballimin e ekonomisë gri të cilat janë gjithashtu pjesë e aktiviteteve të fushatës “Bring Color to the Grey Economy”, zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.

Ajo informoi për një sërë masash të ndërmarra nga Drejtoria e Doganave me qëllim të thjeshtimit dhe lehtësimit të procedurave doganore, me qëllim të mbajtjes dhe promovimit të tregtisë ndërkufitare.

Ndër temat e bisedës ishte statusi dhe aktivitetet lidhur me projektin për përfshirjen e sistemit Track & Trace për monitorimin e produkteve të akcizës, i cili pritet të kontribuojë në kontrollin më të mirë të mallrave të akcizës në mbarë vendin”, kumtuan nga Drejtoria e Doganave.

Besimi u njoh edhe me statusin e zbatimit të projekteve që janë pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”, si njohja reciproke e autorizimeve të Operatorit të autorizuar ekonomik (OAE) dhe kontrollet e përbashkëta kufitare (One Stop Shop) me Republikën e Serbisë dhe Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu, përballja me korrupsionin si sfidë më e madhe për shoqërinë, por edhe për Drejtorinë e Doganave ishte pjesë e diskutimit në takim, si dhe masat e marra për zgjidhjen sistematike dhe përmirësimin e kontrollit të transportit ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve.

Ministri dhe drejtoresha ranë dakord se sukseset në punë nuk janë të rastësishme por rezultat e një pune shumëvjeçare të fokusuar, të përqendruar dhe ekipore, duke theksuar përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm të suksesshëm me qëllim të thjeshtimit të procedurave doganore, rritjen e konkurrencës së ekonomisë vendase dhe zvogëlimin e shpenzimeve për operatorët ekonomik. 

Related posts

MSH: Omikroni i detektuar te 33 pacientë, te tre prej tyre detektohet dhe fluroni

D V

Shaqiri: Ndërtojmë sistem arsimor që të rinjtë I orienton drejt respektimit të diversitetit

Z.H

Bekteshi takon kreun e BFI-së, i kërkon nëpër xhami të kursehet energjia elektrike

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More