Agjencia Zhurnal.mk.

Besimi: Kriza aktuale është cunami për ekonominë tonë

Shkup, 15 Shtator – Ministri i Financave i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Besimi në “Magazina Ekonomike”, theksoi se vendi për momentin po ballafaqohet me një krizë e cila sipas tij është një anije në detin global ekonomik, derisa krizën ekonomike e cilësoi si cunami për ekonominë tonë.

 

“Ne ballafaqohemi më një krizë, nëse ne supozojmë ekonominë tonë, mund të them një barkë, nuk jemi as anije në detin global ekonomik. Dhe kjo nuk është një valë e vogël, jo një stuhi, kjo është një cunami për ekonominë tonë. Cilat masa janë marrë? Ne me rishikimin e buxhetit që tani kaloi, u rrit deficiti buxhetor nga 4.3 në 5.2 ose nga 530 sa ishte në 700 milion euro”.

“Mirëpo kemi zvogëluar për 6 për qind, kemi zvogëluar mallra dhe shërbime. Te mallra dhe shërbime është edhe energjia elektrike. Çdo institucion të gjitha shpenzimet i ka zvogëluar rreth 20 për qind, që të krijojnë te faturat që janë rrit 5 fish. Ne kemi gjithashtu zvogëlim edhe në pozicionet tjera që të krijojmë hapësirë për masat anti-krizë”, deklaroi Fatmir Besimi.

Related posts

Kryeministrja e Finlandës sot për vizitë në Shkup

Z.H

Vozitja e pakujdesshme në Kodin penal konsiderohet vepër penale

Xh M

Pjesë të Gjorçe Petrovit dhe Karposhit nesër pa rrymë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More