Agjencia Zhurnal.mk.

Besimi dhe ish ministrat e Financave themelojnë Këshill, që do të jetë pjesë e Forumit SEFF

Shkup, 28 dhjetor – Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në takimin tashmë tradicional të fundvitit, me ish ministrat e Financave së bashku ngritën iniciativë për themelimin e Këshillit si organ ekspertësh, që do të jetë pjesë e Forumit SEFF dhe ku do të shqyrtohen çështje dhe tema aktuale për të cilat nevojitet konsensus në shoqëri.

 

Iniciativa është si rezultat i takimit ndërmjet ministrit Besimi me ish ministrat e Financave, që nga pavarësia e shtetit. Në takim, morën pjesë: Xhevdet Hajredini, Taki Fiti, Nikolla Popovski, Zoran Stavreski, Trajko Sllaveski dhe Kirill Minoski, ndërsa të tjerët që e kanë kryer këtë funksion nuk morën pjesë në takim për shkaqe objektive, por qëllimi është që edhe ata të jenë pjesë e Këshillit.

Këshilli i ish ministrave të Financave do të jetë organ që do të funksionojë si pjesë e Forumit ekonomik dhe financiar Shkup (SEFF) i cili do të jetë aktiv gjatë gjithë vitit për çështje dhe tema të rëndësishme lidhur me zhvillimin ekonomik të vendit. Roli i Këshillit është që t’i japë Forumit një bazë solide sa i përket krijimit të politikave ekonomike kredibile përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent. Ky do të jetë para së gjithash organ në nivel ekspertësh, ku përvoja dhe njohuritë e anëtarëve të tij do të paraqesin vlerë të madhe në krijimin e politikave.

Në takimin e ministrit Besimi me kolegët e tij të mëparshëm që e kanë kryer këtë funksion, u shkëmbyen mendime lidhur me perspektivat ekonomike, çështjet aktuale, si dhe sfidat që dalin si rezultat i pandemisë me Kovid 19, krizën energjetike, presionet e çmimeve në bursën botërore, por edhe për nevojën lidhur me rritjen ekonomike

Related posts

Partitë shpallën fitore, ndërsa KSHZ-ja radhazi shpall rezultate nga zgjedhjet

Z H

Në Shkup sanksionohen 220 shoferë, 51 për tejkalim të shpejtësisë

Z H

Sot 10 viktima dhe 156 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More