Agjencia Zhurnal.mk.

Besiktasi vihet pas talentit të madh të Prishtinës

Naxhi Berisha e ka mundësinë që të depërtojë shumë shpejtë në arenën ndërkombëtare.

Talenti që luan te Prishtina është duke u kërkuar me ngulm nga Besiktasi.

Berisha po tregon formë të lartë te grupmoshat e reja të klubit nga kryeqyteti dhe kjo ka bërë që klubi nga Superliga e Turqisë të tentoi transferimin e tij, raporton Fanatik.

Sipas mediumit turk, lojtari 17-vjeçar është shumë afër të mbyllë kalimit të Besiktasi, por që kërkohet edhe nga klube të Belgjikës e Holandës.

Berisha luan edhe për grupmoshat U-19 të Kosovës, e karriera e tij me një kalim jashtë vendit padyshim se do të shënonte rritje.

Tashmë thuhet se Prishtina dhe Besiktasi janë në bisedime dhe shumë shpejtë mund të ketë edhe zyrtarizim nga të dyja palët.

Related posts

Joveski: Qëndrimi i Prokurorisë ishte të mos pranohet garancia për Mijallkovin

D V

SHVL-UÇK kërkon përgjegjësi për rastin e Rexhail Qerimit: Drejtësi e vonuar ose argat i paguar

Redaksia

Caktohen gjyqtarët e xhiros së 26-të në Superligë, ja kush e gjykon derbin Drita – Prishtina

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More