Agjencia Zhurnal.mk.

Besa Transit edhe zyrtarisht i meret licenca për punë

Shkup, 12 janar – Ministria e Ekonomisë sot ia mori licencën agjencisë turistike “Besa Travel”, njoftoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Fejsbuk.

 

“Me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer tri kontrolle të jashtëzakonshme në objektet e subjektit SHTPQSH BESA TRANS BTB SHPKNJP eksport-import me adresë: f. Rashçe, Komuna Saraj – Shkup, filiala BESA TRAVEL me adresë në rr. Stiv Naumov nr.2/2-3 Shkup, ku është konstatuar se nuk kryen veprimtari, gjegjësisht nuk punon. Inspektorati Shtetëror i Tregut, duke vepruar sipas kërkesës sonë, ka dorëzuar Njoftimin nr. 26-09-51 nga data 11.01.2021 me të clin informon se Subjekti Juridik nuk ushtron veprimtari, gjegjësisht zyrat janë të mbyllura dhe nuk mund të kontrollohen, pastaj si Ministër i Ekonomisë kam marrë vendim për heqjen e licencës”, shkruan Bekteshi në Fejsbuk.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që do të udhëtojnë të kontrollojnë se me cilat agjenci turistike udhëtojnë, gjegjësisht nëse kanë licenca të vlefshme pune të lëshuara nga Ministria e Ekonomisë.
Bekteshi dje në konferencë për media paralajmëroi se do t’i merret licenca kësaj agjencie turistike. Me këtë agjenci turistike udhëtonin 45 shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët duke u kthyer nga Stambolli humbën jetën në aksidentin e komunikacionit që ndodhi në afërsi të Sofjes në Bullgarinë fqinje

Related posts

Panovski: Pse të vaksinohen personat në periudhën kur mbrojtja natyrore është më e shprehur

D V

Qeveria solli vendime për realizimin e masave për përballje me krizën energjetike

Redaksia

U refuzua ankesa e gjykatëses Sofija Laliçiq në vendimin për shkarkimin e saj

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More