Agjencia Zhurnal.mk.

BERZH: Koha e duhur për investim në hekurudhën e Ballkanit Perëndimor

Beograd, 11 shtator – Hekurudhat e Ballkanit Perëndimor janë në rrugë të mirë për t’u përshtatur me rrjetin hekurudhor të BE -së dhe korridoret panevropiane, ndërsa prioritet për rajonin mbetet hapja e tregut, menaxhimi dhe ndërveprimi, deklaroi nënkryetari i Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH) Jirgen Rigterink, njofton korrespondenti i MIA -s nga Beogradi.

 

Në një intervistë me Euraktiv dhe agjencinë e lajmeve Beta në prag të Samitit të Hekurudhave për Ballkanin Perëndimor I cili do të mbahet në Beograd të hënën me pjesëmarrjen e ministrave nga rajoni, Rigterink tha se BERZH do të vazhdojë të punojë me hekurudhat shtetërore, investitorët privatë dhe klientët dhe qeveritë në rajon për të përmbushur ato prioritete.

“BERZH ka plane ambicioze në rajon për të përmirësuar cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimeve përmes rrjetit hekurudhor duke zgjeruar Rrjetin e Transportit Trans-Evropian në përputhje me standardet e BE-së, duke forcuar më tej kapacitetin për përgatitjen dhe zbatimin e projektit dhe, në përputhje me rrethanat, përmirësimin e qeverisjes , si dhe siguria dhe mirëmbajtja”, tha Rigterink.

Lidhur me planet e BERZH-it për hekurudhat në Serbi dhe rajon, ai tha se një nga projektet më të rëndësishme që ata do të mbështesin është rindërtimi i seksionit Beograd-Nish.

Ai shtoi se Korridori 10 do t’i lidh Austrinë perëndimore dhe Greqinë veriore, duke rritur ndjeshëm integrimin evropian përgjatë rrugës.

Samiti Hekurudhor i Ballkanit Perëndimor 2021 organizohet nga Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit, BEI dhe BERZH, nën kujdesin e Ministrisë serbe të Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës.

Në samit do të marrin pjesë ministrat e transportit nga rajoni dhe vendet anëtare të BE -së që kufizohen me Ballkanin Perëndimor, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe profesionistë nga sektori hekurudhor.

Qëllimi i tubimit, në të cilin do të nënshkruhet deklarata “Përkushtimi ndaj hekurudhave”, është të promovojë politikën rajonale dhe evropiane të transportit, si dhe të kontribuojë në transportin hekurudhor më të sigurt, të lidhur më mirë dhe të qëndrueshëm.

Mbajtja e Samitit përkon me mbërritjen në rajon dhe Beograd të trenit Connecting Europe Express, udhëtimi pesë javor i të cilit nëpër kontinent do të shënojë Vitin evropian të hekurudhave.

Edhe Republika e Maqedonisë së Veriut është pjesë e ngjarjes globale Connecting Europe Express e cila shënon Vitin e Hekurudhës, njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, dhe me atë rast më 13 shtator 2021 në orën 22 në Stacionin Hekurudhor Shkup do të arrijë treni evropian.paraqet hekurudhën si një nga mënyrat më të qëndrueshme, më të sigurta dhe inovatore të transportit. 

Related posts

Prej orës 8:00 deri në orën 13:00 janë sanksionuar 29 këmbësorë në Tetovë

D V

Pendarovski: Festa e madhe të na japë energji shtesë për t’u përballur me të gjitha vështirësitë

Z H

Sindikatat në “Hekurudhat Transport” kërkojnë që qeveria e re ta zgjidhë problemin me 80 punëtorët

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More