Agjencia Zhurnal.mk.

Bërnz për vizitë në Manastirit e Bigorit

Dibër, 22 maj – Për vizitë në shenjtoren e lashtë maqedonase “Shën Jovan Kërstitel”, më e njohur si Manastiri i Bogorit, sot ishte ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërnz.

Në takim me Igumenin, Peshkopi Parenij, ajo e përshëndeti vendimin e Patriarkanës Ekumenike për ta njohur statusin kanonik të KOM-it. Ambasadorja e SHBA-së u njoftua me jetën në manastirin e Bigorit, duke e vizituar bibliotekën.

“Në takimin e përzemërt në dhomën e punës të Plakut, ai dhe ambasadorja biseduan për jetën e manastirit dhe për misionin gjithëpërfshirës ungjillore dhe sociale të vëllazërisë. Me këtë rast, përfaqësuesja e lartë e SHBA-së sinqerisht uroi edhe e përshëndetin aktin e 9 majit të Sinodit të Shenjtë të Patriarkanës Ekumenike, të kryesuar nga Shenjtëria e Tij, Patriarku z. z. Bartolomej, sipas të cilit Kisha jonë është njohur në bashkësinë eukaristike dhe kanonike me tërë botën ortodokse. Pas bisedës me Plakun, Bërnz dhe shoqërimi i saj patën mundësi t’i shqyrtojnë përmbajtjen e manastirit, duke e pasur si udhëheqës të vet vëllain tonë, Arkimandriti Dositej”, qëndron në postimin e manastirit të Bigorit.

Related posts

LSDM: Me ne rroga mesatare arriti në 40 mijë denarë, me VMRO ishte 22 mijë denarë

Xh M

Sanksionohen 167 shoferë në Shkup, 42 për tejkalim shpejtësie

Xh M

Moti sot

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy