Agjencia Zhurnal.mk.

Bërns: Korridori 8 është prioritet i Qeverisë, por edhe i rajonit

Shkup, 15 korrik – Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Kejt Bërns vlerëson se Korridori 8 është prioritet i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

“Kjo pikë kufitare shtrihet në Korridorin 8, i cili kalon nga Deti i Zi deri në Portin e Durrësit. Korridori 8 është prioritet i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe duhet të shihet edhe si prioritet për rajonin”, ka shkruar Bërns.

Kujtojmë që sot Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për ndërtimin e Korridorit 8. Projektimin dhe ndërtimin e Korridorit 8 do ta bëjë kompania amerikane Bechtel & Enka. Korridori 8 në Maqedoni kalon nga Tetova – Gostivari – Kërçovë – Trebeshinë – Strugë – Qafë Thanë.

Qeveria e vendit ka premtuar disa herë që Korridori 8 do të përfundojë brenda këtij mandati gjegjësisht deri në vitin 2025.

Related posts

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

Shëndetësia po mbetet pa personal, numër i madh infermierësh po lëshojnë vendin!

I.A

Akoma pa zgjidhje problemi i prerjes së druve për ngrohje

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy