Agjencia Zhurnal.mk.

Bërns: Duhet më tepër punë në luftën kundër korrupsionit

Shkup, 9 dhjetor – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Kejt Meri Bërns në Ditën Ndërkombëtare për Luftë kundër Korrupsionit tha se askush vetëm nuk mund të luftojë këtë dukuri, duke shtuar se për këtë proces duhet bashkëpunim mes pushtetit, opozitës dhe të gjithë faktorëve të tjerë në vend, shkruan TV21. Bërns tha se Maqedonia e Veriut po shënon progres në luftën kundër korrupsionit, por që duhet më tepër punë për të luftuar këtë dukuri.

 

“Përshëndesim përpjekjet tuaja për aksione më të shpeshta dhe më të koordinuara. Keni vendosur sistemet e larta në vend dhe keni zhvilluar strategjitë tuaja, por kjo nuk mjafton. Shumë shpesh ne dëgjojmë nga njerëzit e këtij vendi se aftësitë dhe ekspertiza nuk kanë rëndësi dhe se përkatësia partiake ka më tepër rëndësi. Dëgjojmë njerëzit duke thënë se e dinë se disa praktika nuk janë korrekte dhe janë të korruptuara, por ata vazhdojnë t’i bëjnë të njëjtat sepse thonë, citoj “kështu gjërat gjithmonë janë bërë këtu”. Qytetarët kërkojnë përgjegjësi nga Qeveria e tyre. Maqedonia e Veriut është duke përparuar në reformat për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur transparencën, por duhet më tepër punë”, tha mes tjerash ambasadorja Kejt Meri Bërns.

Related posts

Filloi votimi në rajonin e Gostivarit

D V

AlternAtivA: Regjistrimi i popullsisë po shkon drejt dështimit

Redaksia

Shilegovi e nënshkroi Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More