Agjencia Zhurnal.mk.

Bernard Challandes pritet t’i bëjë disa ndryshime në formacion për Gjeorgjinë

Përfaqësuesja e Kosovës do të tentojë që të mbyllë fazën e ndeshjeve të tetorit me fitore, derisa është nikoqir i Gjeorgjisë.

Dardanët kanë katër pikë në Grupin B dhe sot (e martë) i presin gjeorgjianët në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Bernard Challandes përmes konferencës për media bëri të ditur se ata duhet të luajnë më fizikisht dhe mos t’i bëjnë gabimet e njëjta si në humbjen 3-0 ndaj Suedisë në javën e kaluar.

Në portë pritet të jetë Arijanet Muric, që ishte fantastik me disa pritje të tij në takimin ndaj suedezëve, duke u vlerësuar lartë edhe nga tifozët e Kosovës.

Në mbrojtje do të jenë katërshja, Mërgim Vojvoda dhe Fidan Aliti nga krahët, me Amir Rrahmanin e Betim Fazlijin që luajnë në qendër.

Ibrahim Dreseviq do të jetë sërish në rolin e mesfushorit defanziv, derisa para tij do të jenë të vendosur Bersant Celina dhe Florian Loshaj.

Në sulm, Vedat Muriqi do të ndihmohet nga Milot Rashica e Elbasan Rashani, duke shpresuar të shënojnë gola.

Kujtojmë se Kosova e fitoi takimin e parë si mysafir i Gjeorgjisë me rezultat minimal 1-0 dhe goli u realizua nga Muriqi.

Related posts

Regjistrohen shkelje gjatë një kontrolli të kryer në 17 objekte hotelierike në Ohër

D V

Kuçuk: Nëse në Bullgari mbahet referendum për Maqedoninë, do të cënojë marrëdhëniet e mira fqinjësore

Xh M

Mesazhe nga Konferenca “Ekonomist”: BE-ja doemos të gjejë mënyrë të vazhdojë eurointegrimin e rajonit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More