Ylli i Akhmat Grozny dhe Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha ka qenë prezent sot në ndeshjen kontrolluese që ekipi i tij, Akhmat Grozny e zhvilloi me Llapin.
Ndeshje u mbyll me rezultat minimal 0:1 në favor të Llapit.
Berisha para ndeshjes i bëri dhuratë fanellën e tij trajnerit të ekipit tonë, Tahir Batatina, i cili poashtu i dhuroi Berishës një dhuratë simbolike, emblemën e klubit.
Trajneri Batatina e falënderoi përzemërsisht Berishën për vizitën dhe mbështetjen e tij që ka për klubet e futbollit kosovar, aty ku ai i mori hapat e parë dhe tash vazhdon të shkëlqej me paraqitjet e tij në elitën e futbollit rus.