Agjencia Zhurnal.mk.

Berisha: Rama vendosi diktaturën, bandat dhe policia blenë vota për qeverinë

Rama ka vendosur diktaturën e bandave. Kjo është deklarata që lideri i opozitës, Sali Berisha, bëri përpara mediave gjatë takimit për 50-vjetorin e revoltës së Spaçit. Berisha riktheu edhe njëherë vëmendjen në zgjedhjet e14 majit, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama për rivendosje të diktaturës përmes bandave.

SALI BERISHA

“Sot, Edi Rama nuk mund të vendosë një diktaturë klasike, siç ishte diktatura e etërve të tij. Por, në shumë aspekte, ai ka vendosur në Shqipëri një lloj diktature, më të keqen e të gjitha diktaturave. Forma më e keqe e diktaturave është diktaturave e bandave, që ka një kryebandit. Janë të freskëta ngjarjet e ditës së diel, kur banditë të qeverisë kërcënuan me jetë, u treguan tytën e revoles njerëzve të lirë, për fajin e vetëm se do votonin të lirë. Se po organizonin një proces, që është detyrim kushtetues. Më keq se në një diktaturë ideologjike, dita e diel dëshmoi një shkrirje të plotë të Policisë së Shtetit me bandat.”

Berisha u ndal gjithashtu edhe në presionin që këto banda u kanë bërë qytetarëve, si dhe premtoi dhe njëherë mbrojtjen e votës si e drejtë themelore e lirisë.

“Nga Lezha, më vinin telefonatat, më dërgoheshin videot se si banditët kalonin nga Blinishti në një zonë tjetër, por gjithnjë të shoqëruar nga policia. Pra, u ndala në këtë koment për të theksuar se rikthimi i të drejtës së votës së lirë të qytetarëve shqiptarë është misioni i të gjitha misioneve sot, për të gjithë ata që besojnë se vota e lirë është origjina e të drejtës dhe ligjit, është e tregut të lirë, është themeli i lirive dhe dinjitetit. Sot, krahas një farse zyrtare, shikoni se si propaganda dhe mediat janë në garë, se si të fshehin këtë farsë, se si ta maskojnë atë. Nuk ka tipar më të qartë të një regjimi diktatorial të bandave se kjo që ndodh.”

Teksa përkujtoi disa prej emrave të revoltës së Spaçit, Berisha u shpreh se ajo kryengritje ishte kulmi i guximit njerëzor, duke e cilësuar si aktin më të ndritur të qëndresës së njeriut për dinjitet dhe liri.

Related posts

Jeta pranë një porti në rezidencat premium, zbuloni risitë që sjell Vlora Marina

V.E.

“Jam nga Kadastra” Arrestohet 34-vjeçarja mashtruese në Tiranë

Xh M

Vrau babain dhe e varrosi në oborr, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Durrës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy