Agjencia Zhurnal.mk.

Berisha mesazh për Vuçiqin: Do të ndëshkoheni për krimet në Kosovë dhe Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Kukësi ku po mban foltoren e radhës, pati një paralajmërim për presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

 

Ai tha se ndëshkimi për të gjitha krimet që Serbia ka kryer në Kosovë e Shqipëri, është shumë afër.

“Garantoj qytetarët e Lumës dhe dua t’i çoj mesazh Sllobodanit të ri që do të njihet i gjithë gjenocidi serb ndaj shqiptarëve nga 1970 deri në 1999, përfshirë gjenocidin e Lumës, më të egrin të luftës ballkanike i dokumentuar. Përgatitu Sllobodan se jo vetëm për krimet në Kosovë edhe në Shqipëri do të ndëshkojnë Serbinë për krimet e shëmtuara. Nëse ne do të ngremë zërin do të dënojmë gjenocidin, e bëjmë këtë si kusht i të gjitha kushteve që Ballkani të ketë paqe”, tha Berisha.

Ndërsa e konsideroi kryeministrin Edi Ramën “vasal” të Beogradit, ai e akuzoi atë se në këto tetë vjet nuk ka ndjekur nismën e Berlinit, por të Beogradit:

“Edi Rama në këto tetë vjet në vend që të ndjekë nismën e Berlinit që e udhëheq Gjermania, ndoqi nismën e Beogradit. Edi Rama nisma e Beogradit është vasalitet, është armiqësi për Kosovën dhe rrethim i hapur ndaj Kosovës. Ndaj dhe kohërat janë kritike dhe vendimtare”, u shpreh Berisha./Tch/

Related posts

Arrestohet 19-vjeçari që kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, procedohet nëna e 13-vjeçares se e rrahu

Z H

Në kërkim të djalit të zhdukur, nëna: Ma rrëmbyen 7 vite më parë, autorët u kapën dhe u liruan

D V

“Zëri i Amerikës” i kujton Bashës precedentin me Tom Doshin: Tani duhet të vendosë çfarë do bëjë me Berishën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More