Agjencia Zhurnal.mk.

Berisha: Kosova është katandisur në varfëri e inflacion

Kosova po kalon në një fazë tejet të vështirë ekonomike, ku varfëria ka kapluar qytetarët duke i shndërruar në raste sociale,- tha në A23 deputeti Hisen Berisha.

 

Ai ka thënë se kërkesat e SBASHK-ut janë legjitime sepse ka rritje të çmimeve.  “Nuk ka çmim për punën e arsimtarit”, theksoi Berisha duke shtuar se diskriminim ligjor dhe i pamoralshëm që dikujt t’i lëshohet paga e dikujt jo.

Punëtoreve të administratës grevistë ju lëshuan pagat, sipas Berishës duke treguar kështu urrejtjen patologjike ndaj mësimdhënëseve nga ana e qeverisë, të cilëve nuk u dolën pagat.

Berisha tha se asnjë qytetarë nuk po ndihet i lumtur në këtë qeverisje. “Nuk ka asnjë zhvillim pozitiv në terren që nga ardhja në pushtet e kësaj qeverie. Kosova është katandisur në varfëri e inflacion”, tha ia duke shtuar se duke parë ngecjen ekonomike dhe varfërinë, kërkesat e sindikatave për rritje të pagave janë mëse të arsyeshme.

Sipas Berishës ndalja e parasë në qarkullim, dhe ndalja e projekteve, ka si pasojë rritje të numrit të njerëzve që jetojnë me ndihmë sociale.

“Këtë rënie kaq të ashpër ekonomike, nuk e kemi pasur as pas luftës”, tha mes tjerash ai në A23.

Related posts

Vishet kuq e zi Kuvendi i Kosovës

Z.H

Arrestohet vajza që theri me thikë 15-vjeçarin në sheshin e Obiliqit

Z.H

Vdes një i burgosur në Kosovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More