Agjencia Zhurnal.mk.

Berisha: Hetim ndërkombëtar për aferat e Ramës

Nga foltorja e Parlamentit, ish-Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje Bashkimit Europian dhe Komisionit Europian që të mos disbursojnë asnjë qindarkë nga paratë e taksapaguesve të tyre në Shqipëri pa u hetuar më parë ato që ai i cilësoi afera të qeverisë me koncensionet dhe tenderat.

 

“Unë i bëj thirrje, BE-së, KE-së, të mos disbursojë asnjë qindarkë në qoftë se nuk bëhet hetimi i plotë, transparent dhe vendoset para ligjit Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj për aferën e tmerrshme të djegësave në të cilën janë vjedhur qindra milionë euro; dy djegësa nuk ekzistojnë fare dhe tjetri është jashtë funsksioni, të prokuruar në kundërshtim me ligjet e vendit në negociata të mbyllura, pa garë!”

Në morinë e vjedhjeve që tha se qeveria ka futur duart në pasurinë dhe paratë publike të shqiptarëve, renditi disa prej koncnesioneve, duke e nisur me atë që kredemokrati e cilëson si megaaferën e qeverisë.

“Paratë e taksapaguesve europianë janë përdorur në aferën e djegësave. I kërkoj Komisionit Europian të mos disbursojë asnjë qindarkë pa hetuar aferën e Butrintit, të mos disbursojë asnjë qindarkë pa kontrolluar aferën e multimiliarderit të Portit të Durrësit që sot del që nuk është përfitues, por dikush i afërt i Vuçiç. Thirrja ime është për kullat e drogës të hetojë Komisionit Europian sepse ne kulla bashkëpronar është Rama.”

Sipas Berishës një hetim ndërkombëtar do të ishte një ndihmë e jashtëzakonshme jo vetëm për paratë e taksapaguesve europianë por mbi të gjitha edhe për shqiptarët.

Related posts

“Kur vizitova familjen e Arjan Salës më…”, Rama e zbulon: Ja kur më erdhi ideja e krijimit të paketës ‘Fëmijët e Republikës’

D V

Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, mbërrijnë materialet, priten me bori nga banorët

N E

5 vite nga Reforma në Drejtësi/ Yuri Kim: Shumë kanë dashur ta pengojnë! Është koha për një epokë të re në Shqipëri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More