Agjencia Zhurnal.mk.

Berisha-Basha, luftë edhe në rrjetet sociale: Për një ditë u blenë 54 mijë ndjekës të huaj në Facebook

Lufta mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës duket se është transferuar edhe në rrjetet sociale.

 

Specialisti i komunikimit në rrjetet sociale, Blerim Gjeladini, deklaroi mbrëmjen e djeshme se kanë kapur një anomali në rrjetin social ‘Facebook’ të kryedemokratit Lulzim Basha.

Ai u shpreh se brenda një dite Bashës i janë rritur ndjekësit duke u shtuar me 54 mijë brenda një dite.

“Është diçka që duhet të cekim për Bashën, kemi kapur një anomali në politikën shqiptare, pasi një politikani i janë arritur 54 mijë ndjekës brenda një dite, që supozohet se janë blerë jashtë”, tha Gjeldaini.

Aktualisht Lulzim Basha ka në Facebook më shumë se 656 mijë ndjekës, ndërkohë që Berisha ka gati dyfishin e tij.

Megjithatë ngë zyra e shtypit e Bashës kanë reaguar pas deklaratave të Gjeladinit, se kreu i PD ka blerë fansa.

Desada Metaj ka publikuar një postim të bërë nga Gjeladini pak kohë më parë, për të treguar se ai nuk është ekspert i pavarur, por me Ramën.

Problemi është nëse i ka blerë apo jo Basha ndjekësit në Facebook, jo me kë është Gjeladini, me Ramën, Bashën apo Berishën.

Related posts

Ambasada e SHBA uron 77 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë

D V

Rama publikon pamje nga Shkodra: Nadja mirë, do të bëjmë me patjetër gjana t’bukra në Mandatin e Tretë

D V

“Rruga e Arbrit”/ Tiranë-Peshkopi, udhëtimi për vetëm një orë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More