Agjencia Zhurnal.mk.

Bëri dy duart bashkë për të formuar një rreth, moderatorja e BBC-s bëhet virale kur improvizoi Super-Hënën blu gjatë edicionit të lajmeve

Moderatorja e BBC-s u bë virale në rrjetin social X (ish-Twitter) pasi gjatë edicionit të lajmeve ajo improvizoi me duar paraqitjen e Super-Hënës blu në vend të imazheve.

Derisa fliste për eventin e rrallë astronomik të javës së kaluar gjatë transmetimit ajo bëri dy duart bashkë për ta përshkruar me një farë forme se siç është dukur Hëna.

“Më vjen shumë keq që nuk kam fotografi për t’ju treguar. Dukej pak kështu”, tha ajo duke bashkuar duart për të formuar një rreth.

Fenomeni Super-Hëna blu ndodh kur Hëna e plot paraqitet dy herë brenda muajit tonë kalendarik. Derisa termi Super-Hënë në përgjithësi do të thotë kur Hëna e plotë ndodhet në pikën më të afërt me Tokën që njihet si “perigje”, shpjegon astronomja kosovare, Pranvera Hyseni.

Related posts

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

D V

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

D V

Tri mite rreth shëndetit që nuk janë të vërteta

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky