Agjencia Zhurnal.mk.

Berbatov këshillon Unitedin: Conte ka gjithçka që duhet për ta rikthyer ekipin te trofetë

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov ka këshilluar klubin anglez që ta emëroj italianin Antonio Conte në krye të ekipit.

 

Ole Gunnar Solskjaer është ende në krye të Unitedit, por burime të ndryshme të mediave britanike kanë thënë se rezultatet e dobëta në tre ndeshjet e ardhshme kundër Tottenham, Atalanta dhe Manchester City do të vulosnin fatin e tij.

Conte është ndër favoritët për të marrë postin dhe Berbatov do ta mirëpriste italianin në Ligën Premier.

“Raportet e fundit thonë se Antonio Conte është i hapur për të marrë postin e trajnerit të Unitedit nëse bëhet i disponueshëm”, ka thënë fillimisht Berbatov për Betfair.

“Ai e bëri Interin kampion dhe e bëri Chelsean kampion”.

“Conte ka rekordin dhe reputacionin për të punuar shumë, këtë e kam dëgjuar shumë herë. Ai ka qenë në Angli dhe e ka bërë këtë, duke fituar Ligën Premier”.

“Ai është emri për të cilin të gjithë po flasin për momentin dhe ndoshta disa njerëz thonë se United ka nevojë për këtë qasje disiplinore, për t’u treguar atyre saktësisht se çfarë pret trajneri nga ju”.

“Louis Van Gaal ishte i ngjashëm me Conten në këtë mënyrë, disiplina është prioriteti numër një, por ai ishte gjithashtu i suksesshëm dhe fitoi FA Cup”.

“Conte ka të gjitha rezultatet dhe reputacionin pas tij për të ditur se si t’i trajtojë gjërat në një klub të madh në Angli. Ai është ndoshta numri një në listën e tyre”, përfundoi ish-sulmuesi i Unitedit.

Related posts

Mario Mandzukic i thotë lamtumirë futbollit me një mesazh prekës

D V

Pele bashkon yjet e sportit për një ankand bamirësie – aty do të ketë gjësende legjendare dhe historike

Redaksia

ZYRTARE: Arsenal dhe Willian ndajnë rrugët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More