Agjencia Zhurnal.mk.

Benzinat lirohen për dy, ndërsa dizeli për tre denarë për litër

Shkup, 17 mars – Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit lirohet për tre denarë, ka vendosur sot Komisioni rregullator për energjetikë dhe burime të ujit (KRRE). Me vendimin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3,31 për qind.

 

Çmimi i ri i shitjes me pakicë EUROSUPER BS-95 kushton 79,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 81,5, EURODIZEL (D-E V) për 76, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 72,5 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 2.228 denarë për kilogram ulet edhe çmimi i shitjes me pakicë të Mazutit M-1 HC dhe do të kushtojë 54.521 denarë.

Si arsye për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE-ja i theksojnë çmimet e zvogëluara referente të derivateve të naftës në tregun botëror tek benzinat mesatarisht për 3.573 për qind eh tek dizeli për 5.345 për qind, si dhe për rreth 0.182 për qind kurs më i lartë i denarit lidhur me dollarin.

Related posts

Lirohen derivatet

Z.H

Dhoma e Zejtarëve për herë të parë u bë me drejtoresh grua

Xh M

Pendarovski në Mallmo u drejtua në Forumin ndërkombëtar për kujtimin e Holokaustit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More