Agjencia Zhurnal.mk.

Benzema u tregon rivalëve se është ‘mbret’ në garën për Pichichi

Karim Benzema u ka treguar rivalëve të tij në La Liga se kush është ‘bosi’ në garën për golashënuesin e vitit apo të njohur ndryshe si ‘Pichichi’.

 

Benzema e nisi furishëm sezonin duke krijuar një epërsi të madhe në fillim të garës për çmimin e golashënuesit më të mirë të La Ligës.

Por, sulmuesi francez pati një lloj thatësire në ndeshjet e fundit duke e bërë që të rrëshqet dhe ndjekësit t’i afrohen.

Ylli i Real Betisit, Juanmi ishte në gjendje t’i afrohej në vetëm dy golave Benzemas, pasi e çoi totalin e tij në 11 gola në po aq ndeshje në të gjitha garat.

Ndërkohë, bashkëlojtari i Real Madridit, Vinicius Junior, shtoi tre gola gjatë asaj kohe, duke shkuar në shifrën e 10 gola deri më tani këtë sezon.

Por, i vendosur për të fituar çmimin ‘Pichichi’ këtë sezon, dhe me ekipin e tij të goditur nga infektimi me coronavirus dhe lëndime, Benzema u përgjigj të mërkurën mbrëma.

Francezi shënoi dy gola të mrekullueshëm, që erdhën brenda shtatë minutave të pjesës së parë në fitoren e Real Madridit ndaj Athletic Bilbao me rezultat 2-1.

Ky dy golësh e ka çuar Benzemën në 15 gola deri tani këtë sezon, duke e vënë atë në rrugën e duhur për të shënuar më shumë se 30 deri në fund të sezonit, dhe ai tani ka një epërsi prej katër golash ndaj konkurrentit më të afërt Juanmi.

Related posts

Martial i hapur për t’u transferuar te Juventusi

D V

Formacionet zyrtare: Italia luan ndaj Irlandës së Veriut për një vend në ‘Katar 2022’

D V

Andy Ruiz mund ta ketë bërë Joshuan ‘të mposhtshëm’ duke e rrënuar statusin e ish-kampionit të botës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More