Agjencia Zhurnal.mk.

Bënin xhiro me “Yugo” të huaj, policia arreston tre persona

MPB njofton se në Strumicë janë arrestuar tre persona, pasi të njëjtit janë kapur në veturën Yugo, që ishte raportuar si e vjedhur. Nga MPB thonë se për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria dhe se pas dokumentimit të plotë, kundër personave do të bëhet kallëzim përkatës.

 

“Më datë 04.11.2022 në ora 01:30 në fshatin Dabilje të Strumicës, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Strumicë kanë privuar nga liria J.D.(22) dhe O.H.(40), të dy nga Strumica dhe O.A. (24) nga Shtipi. Ata janë gjetur në automjetin e pasagjerëve “Yugo” me targa të Strumicës, për të cilin pronari C.G. nga Strumica ka raportuar se i është marrë. Personat janë ndaluar në Stacionin Policor të Strumicë, ndërsa vetura i është kthyer pronarit”, thonë nga MPB.

Related posts

Sekuestrohen 139 kilogramë marihuanë në VK Dojran

Z.H

Gostivar, rrahu vajzën, arrestohet babai

Xh M

I riu nga Tetova sulmohet nga një taksist

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More