Agjencia Zhurnal.mk.

Ben Chillwell humb sezonin, duhet të operohet për lëndimin në gju

Një lajm shumë i keq për Thomas Tuchel dhe Chelsean, pasi Ben Chillwell, mbrojtësi anësor i Bluve të Londrës duhet t’i nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë jashtë për disa muaj.

 

Më këtë lajm, ky sezon mund të konsiderohet i mbyllur përpara kohe.

Ka qenë vetë klubi londinez që ka konfirmuar se Chillwell i cili pësoi një dëmtim në ligamentin e kryqëzuar gjatë ndeshjes Chelsea-Juventus që u mbyll me fitore do t’i duhet t’i nënshtrohet operacionit.

Fillimisht stafi mjekësor i Chelsea e la lojtarin të rikuperohej pa kryer ndërhyrje kirurgjikale me shpresën se me kalimin e javëve gjërat do të shkonin mirë, por nuk pati shenja përmirësimi dhe operacioni ishte i vetmi shpëtim për Chillwell.

Ai këtë sezon të Ligës Premier është aktivizuar në 6 takime duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë një asistim.

Chelsea mund të shikojë të bëjë ndonjë përforcim për krahun e majtë.

Related posts

Fjalët e para të Ferran Torres si lojtar i Barcelonës: Jam këtu ta ndihmoj klubin me gola dhe asistime

D V

Myrto Uzuni realizon het-trick për Ferencvarosin, Prishtina eliminohet nga Liga e Kampionëve

D V

Zbulohen dhjetë klauzolat më të mëdha në botën e futbollit, të gjitha janë ‘skandaloze’

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More