Agjencia Zhurnal.mk.

“Bellingham është i vetmi që e ka kuptuar se froni i Messit dhe Ronaldos është i lirë”, legjenda e Real Madridit lartëson anglezin

Legjenda spanjolle e Real Madridit, Jose María Gutierrez apo i njohur vetëm si Guti foli për mesfushorin Jude Bellingham në programin ‘El Chiringuito’ të prezantuar nga Josep Pedrerol.

Ish-futbollisti 46-vjeçar, i cili ka luajtur nga viti 1995 deri në vitin 2010 në ekipin e parë të Real Madridit, ka analizuar ‘fenomenin’ Bellingham.

Sipas Gutit, ylli anglez është i vetmi lojtar që ka kuptuar se froni i më të mirit është i lirë dhe po shkon drejt tij.

“Tifozët e Madridit e duan shumë Bellinghamin sepse ai donte të vinte në Real Madrid. Pas polemikave që ka pasur me një lojtar tjetër…”, ka thënë fillimisht Guti.

“Bellingham po luan disa ndeshje të jashtëzakonshme”.

“Ishte froni i Vinicius, Mbappe, Haaland… Por, Bellingham është i vetmi që e ka kuptuar se froni i Messit dhe Cristianos është i lirë… dhe ai po shkon drejt tij”, përfundoi legjenda e Real Madridit.

Ndryshe, Bellingham e ka nisur këtë sezon në mënyrë të përkryer duke shënuar tetë gola nga tetë ndeshje në La Liga dhe dy gola në dy ndeshje në Ligën e Kampionëve. 

Related posts

Zbulohet klubi befasues që Tuchel dëshiron ta drejtojë pas largimit nga Bayern Munich

D V

Zidane gati për të marrë Bayern Munichun, por është në pritje të një klubi tjetër

D V

Faktohet sulmi seksual, gjykata spanjolle e dënon edhe zyrtarisht me shumë vite burg dhe para Dani Alvesin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy