Agjencia Zhurnal.mk.

Belgjika hap vaksinimin për 16-17-vjeçarët

Belgjika do të hapë vaksinimin kundër COVID-19 për të rinjtë e moshës 16-17, duke filluar nga korriku, njoftuan sot politikanët në fund të një konference ndërministrore.

 

“Vaksinimi i kësaj grupmoshe do të kryhet në vazhdën e atij të 18-vjeçarëve. Nga korriku, ata do të fillojnë të marrin një ftesë për dozën e parë”, thanë ministrat e Shëndetësisë të shtetit federal, në një njoftim për shtyp.

“Injeksonet do të bëhen me vaksinën BioNTech/Pfizer, që ka marrë miratim nga EMA për këtë grupmoshë”, shtuan ata. Franca njoftoi këtë javë hapjen e vaksinimit për të rinjtë e moshës 12 deri në 18 vjeç, nga 15 qershori.

Vende të tjera europiane kanë marrë masa të ngjashme për të zvogëluar qarkullimin e COVID-19.

Related posts

Gruaja e parë me ngjyrë në Bundestag – kush është Awet Tesfaiesus

D V

Von Cramon në Beograd: Qendra ruse në Nish është për spiunazh

D V

OBSH-ja po monitoron një variant të ri të koronavirusit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More