Agjencia Zhurnal.mk.

Bekteshi: Për 10 ditë pritet ulje e çmimeve të mishit, bukës dhe qumshtit

Shkup, 10 nëntor – Në dhjetë ditët e ardhshme presim ulje të çmimeve të produkteve bazë, veçanërisht të atyre të potencuara në Vendimin për përcaktimin e marzheve nga 5 deri në 12 për qind. Edhe në pjesën e bukës tashmë ka filluar lirimi. Presim në 3-4 ditët e ardhshme ulje të çmimit të qumështit dhe produkteve qumështore, ndërsa deri në fund të javës së ardhshme edhe ulje të çmimeve të produkteve të mishit, kumtoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

 

Siç deklaroi Bekteshi pas brifingut me gazetarët, nga 1 dhjetori priten edhe lirime më të mëdha, nëse lëndët e para mbeten me çmimet e njëjta eksportuese.

“Nesër do të merret vendim shtesë me të cilin do të zgjerohet lista e veprimtarive të cilat do të mbështeten nga Qeveria në pajtim me kërkesat e Odës Ekonomike dhe i gjithë zinxhiri i industrisë së mishit do të mbulohet me subvencionimin e energjisë elektrike”.

Sipas tij, përmes Drejtorisë Doganore ndiqen çmimet importuese.

“Edhe aty ka filluar të ketë ulje, ndërsa lista e atyre që do të fitojnë energji elektrike të subvencionuar do t’i dorëzohet Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe do të bëhen kontrolle përkatëse. Ju bëj thirrje konsumatorëve dhe qytetarëve, nëse përcaktojnë se nuk ka ulje të këtyre produkteve në pajtim me përqindjet, të bëjnë denoncim në Inspektoratin Shtetëror të Tregut”, tha Bekteshi.

Ai edhe njëherë përmendi se janë bërë të gjitha përgatitjet në pjesën e sigurimit të prodhimit të energjisë elektrike, veçanërisht në dimër dhe gjatë sezonit për ngrohje që zgjat deri në fund të marsit.

“Nuk presim kurrfarë problemesh në furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike dhe ngrohje qendrore”, potencoi ministri.

Related posts

Vazhdon debati për gjendjen e krizës në energjetikë

Xh M

Pendarovski – Piç: Falenderime për donacionin dhe mbështetjen në rrugën drejt BE-së

Z.H

Aksident në Novi Sad – katër shtetas tanë të lënduar, një nga Kroacia i vdekur

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More