Agjencia Zhurnal.mk.

Bekteshi paralajmëron zgjerim të mundshëm të listës së produkteve me çmime të ngrira

Shkup, 6 dhjetor – Lista e produkteve çmimet të cilat u ngrinë është publikuar, ndërsa nesër në seancë qeveritare do të shqyrtojmë të dhënat e Entit për Statistikë në pjesën e ndryshimit të çmimeve në tregtinë me pakicë dhe shumicë për muajin nëntor dhe nëse ka rritje të çmimeve ne që nesër do të sjellim vendim për zgjerimin e vendimit me produkte shtesë, ndërsa do të ishin orizi dhe vezët, ka deklaruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Në konferencën për shtyp në Manastir, ministri Bekteshi ka thënë se vendimet nuk vlejnë për çmimet e sotme, por çmimet e produkteve që janë formuar nga tregtarët prej 1 dhjetorit.

“Çmimet prej 1 dhjetorit do të vlejnë deri më 31 janar 2022. Çmimet nuk mund të rriten por vetëm të ulen dhe prandaj ne bëjmë përpjekje të rrisim prodhimin e energjisë elektrike, të mos ketë shok çmimesh me energjinë elektrike dhe shpenzimet e ndërmarrjeve të jenë më të vogla”, ka thënë Bekteshi gjatë vizitës në TEC “Manastir” dhe ka shtuar se me vendimet qeveritare mbrohet standardi i qytetarëve.

Related posts

Nesër mblidhet Këshilli për Siguri

Xh M

Moti sot me vranësira

Z.H

Analizë/ LSDM për herë të parë rrezikon t’a humbasë Kumanovën?

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More