Agjencia Zhurnal.mk.

Bekteshi: Paketa e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 d do të miratohet, projekti do të realizohet

Shkup, 19 maj – Paketa e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 d do të miratohet dhe projekti do të zbatohet, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. 

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me pritjet që Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të reagojë për ndryshimet e propozuara ligjore, në shënimin e Ditës së Metrologjisë – 20 Maji, Bekteshi tha se kthim pas nuk ka dhe kjo është punë e kryer. 

“Kemi një nga kompanitë më të mëdha me renome që do të jetë kontraktor, e ajo është kompania “Behtel” në konsorcium me “Enkan”. Sa i përket KSHPK-së unë sigurisht do të doja që t’i bëja thirrje që të jenë më të shpejtë, duke e pasur parasysh që tashmë e kanë kontratën dhe të dalin me konstatimet e tyre. Do të thotë se ka institucione – KSHPK, prokurori por edhe institucionet e tjera, le ta kryejnë punën e tyre”, porositi Bekteshi.

Qeveria, theksoi, i ka kryer punët e veta, tani ligjet janë në Kuvend dhe presin që deputetët sa më shpejtë t’i miratojnë.

“Tani më disa ligje siç jam i informuar kanë kaluar në komisione dhe presim në votimin e tyre që të fillojmë të punojmë me çka do të ketë një ndikim pozitiv edhe në pjesën e ekonomisë. Duke e pasur parasysh se mbi 51 për qind e kontratës do të realizohet nga kompanitë vendore, ndërsa ne presim që kjo të jetë edhe mbi 70 për qind”, theksoi Bekteshi.

Related posts

Spasovski dhe Kovaçevski do të marrin apanazh prej 2.500 eurove në muaj gjatë gjithë vitit

D V

Ali Ahmeti: Bujar Osmani është kandidati i BDI-së për president të Maqedonisë së Veriut

D V

Bytyqi – Smith: Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe potencial të madh për zhvillim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy