Shkup, 3 qershor – Mbështesim plotësisht qasjet gjeostrategjike për pavarësinë energjetike dhe sigurinë në të gjithë rajonin. Nën udhëheqjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerin tonë strategjik SHBA, jemi të përkushtuar në planet për arritjen e diversifikimit dhe pavarësisë së energjisë në sektorin e energjisë”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u takua me personalitete të shquara në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit.
Në takimet, siç bëri të ditur Ministria e Ekonomisë, një ndër temat më të rëndësishme dhe me theks të veçantë ka qenë siguria energjetike në rajon.
“SHBA-ja dhe Maqedonia e Veriut theksojnë përkushtimin e tyre për forcimin e partneritetit në tranzicionin dhe prodhimin e burimeve të rinovueshme të energjisë”, ka shkruar Bekteshi në profilin e tij në Fejsbuk.