Agjencia Zhurnal.mk.

Bekteshi: Ahmeti është plotësisht i informuar për marrëveshjen me Alternativën

Shkup, 5 dhjetor – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot tha se për Bashkimin Demokratik për Integrim, Alternativa është e mirëseardhur në Qeveri, shkruan TV21. Bekteshi thotë se Alternativa ndan vlera të njëjta me BDI-në dhe LSDM-në.

“Rreth vendimit të Alternativës edhe më parë Bashkimi Demokratik për Integrim e ka thënë qëndrimin e vetë se janë më tepër se të mirëseardhur, posaçërisht parti politike që i ndajnë vlerat e njëjta edhe me BDI-në edhe me LSDM-në, integrimin e vendit tonë në BE, ballafaqim me krizën energjetike dhe shëndetësore, që së bashku deri në 2024 të realizojmë programin e Qeverisë për zhvillimin ekonomik”, deklaroi Bekteshi.

I pyetur se nga cilët resorë do të heq dorë BDI, me qëllim që Alternativa të bëhet pjesë e pushtetit, Bekteshi tha se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është i informuar dhe se kryeministri Zaev do të shpalos marrëveshjen me Alternativën.

“Mendoj se për një orë kryetari i Qeverisë dhe kryetari i Alternativës do të zbardhin marrëveshjen e arritur. z.Ahmeti është plotësisht i informuar me bisedimet, me resorët se si do të ndahen mes partnerëve të koalicionit. Për BDI-në është e rëndësishme të realizohen investimet kapitale, të marrim datë për fillimin e negociatave dhe gjithsesi të rrisim standardin e jetesës për qytetarët”, tha mes tjerash Bekteshi.

Related posts

Rasti “Monstra”, zv/ministri Nuhiu: Ministria shqetësohet, por s’është hetuesi

D V

LSM: Në pritje të ftesës së qeverisë për pagat

Xh M

Çmimet e derivateve mbeten të njëjta, Vaji ekstra i lehtë për amvisëri më shtrenjtë për dy denarë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More